Politike

“Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”/ Tabaku përball Ramën me fjalët e tij: Erdhi koha ta bësh

Teksa ka publikuar një video ku dëgjohet që Rama të thotë se nëse vlera për impiantet e përpunimit të mbetjeve shkon në 400 milionë euro, apo e kalon këtë shifër ai do të jaoë dorëheqjen.
Featured image of article: “Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”/ Tabaku përball Ramën me fjalët e tij: Erdhi koha ta bësh Edi Rma dhe Jorida Tbaku

TIRANË– Ish-deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të mbajë fjalën për herë të parë në jetën e tij dhe të japë dorëheqjen.

Teksa ka publikuar një video ku dëgjohet që Rama të thotë se nëse vlera për impiantet e përpunimit të mbetjeve shkon në 400 milionë euro, apo e kalon këtë shifër ai do të jaoë dorëheqjen.

Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen. Sipas studimit të fizibilitetit, totali i kostove të ndërtimit dhe operimit të inceneratorit (të Sharrës) kap vlerën e 430 milionë eurove, ndërkohë që përfitimi nga shitja e energjisë elektrike dhe skrapit vlerësohet respektivisht 133 milionë dhe 78 milionë euro,”- dëgjohet të thotë në video.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nisur nga këto fjalë, Tabaku shkruan krah videos: Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figure!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment