Sport

“Nëse i japin titullit Juventusit pa lojë, do të plasë lufta”

"Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është presidenti i Federatës. Po të ishte për të, mund të luhej që një muaj më parë. Duhet që UEFA ose FIFA të marrin një vendim"
Featured image of article: “Nëse i japin titullit Juventusit pa lojë, do të plasë lufta” Nga ndeshja e fundit e Interit me Juventusin

Qeveria franceze vendosi që sezoni futbollistik të mbyllej dhe PSG u shpall automatikisht kampion. Po në Itali? Deri tani nuk ka lajme zyrtare, por ekziston mundësia që kampionati të mbyllet.

Maxi Lopez, ish-lojtar i Milanit, Sampdorias dhe Torinos, ka deklaruar se një titull tjetër për Juventusin do sillte reagime të shumta negative. “Nëse në Itali bëjnë atë që bënë në Francë, do të plaste një luftë botërore”, është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është presidenti i Federatës. Po të ishte për të, mund të luhej që një muaj më parë. Duhet që UEFA ose FIFA të marrin një vendim”, ka deklaruar më tej Lopez.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment