Showbiz

Nëse Hillary nuk do martohej me Bill Clinton! Xhirohet seriali që ka si protagoniste ish sekretaren e shtetit

“Variety” ka zbuluar se ngjarja do të zhvillohet “në një botë”, ku Hillary Clinton nuk ishte martuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Featured image of article: Nëse Hillary nuk do martohej me Bill Clinton! Xhirohet seriali që ka si protagoniste ish sekretaren e shtetit Bill Clinton, Hillary Clinton

AMERIKË- Libri “Rotham” e autorit Curtis Sittendeld do të  bëhet së shpejti film.

Ka qënë faqja e njohur e filmave dhe serialeve online “Hulu” ajo e cila ka zbuluar se projekti i tyre më i ri do ketë si protagoniste Hillary Clinton.

Faqja e njohur “Variety” ka zbuluar se ngjarja do të zhvillohet “në një botë”, ku Hillary Clinton nuk ishte martuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Shikuesit do ta kenë mundësinë të shikojnë jetën e një vajze të re ambicioze, e cila jeton në pjesën e dytë të shekullit 20.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë serial do të flitet si do të ishte jeta e Hillary nëse nuk do të martohej me Clintonin. Seriali do të bazohet në libri e publikuar në maj të këtij viti, i cili për një periudhë të shkurter u shndërrua në librin më të shitur në New York.

Hulu ka realizuar edhe një serial dokumentar për ish-Sekretaren e Shtetit të titulluar “Hillary”, nga i cili tashmë janë publikuar katër episode.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment