Sport

“Nëse futbolli do të ishte fe, sipas meje Messi do të ishte Zoti”

Deklaratë e rrallë nga lojtari më i ri i katalanasve
Featured image of article: “Nëse futbolli do të ishte fe, sipas meje Messi do të ishte Zoti” Leo Messi

Lojtari më i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite, është i mahnitur nga idhujt e tij që në fillim të aventurës së tij tek ekipi i ri.

Danezi debutoi në ndeshjen me Eibarin javën e shkuar dhe pas takimit u shpreh se fanellën që mbante të veshur nuk do ta lante kurrë, pasi e kishte përqafuar Messi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të konfirmuar admirimin e tij ndaj argjentinasit, Braithwaite ka folur edhe në intervistën e dhënë së fundmi për klubin, ku është shprehur: “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!” Më shumë se kaq…

M.P. / Dosja.al

Shto Koment