Showbiz

Nëse Ben Affleck kërkon partnere në internet, të gjithë munden

Beqari më trendi i momentit që përpiqet të gjejë partnere në internet është padyshim Ben Affleck.Kjo është bërë e ditur nga vajza e cila mendonte se ishte duke folur me një adresë të rremë.
Featured image of article: Nëse Ben Affleck kërkon partnere në internet, të gjithë munden Ben Affleck

SHBA– Video-ja ku Ben Affleck u shfaq duke i kërkuar llogari nje gruaje në instagram pasi ajo e kishte refuzuar atë në aplikacionin e njohjeve të famshëm Raya duke menduar se profili i tij ishte i rremë u bë virale këtë të hënë.

Nivine Jay postoi një video në Tik-Tok në lidhje me këtë situatë me mbishkrimin :

‘Duke menduar për kohën kur u ndesha me Ben Affleck në Raya dhe mendova se ishte e rremë, kështu që ai më dërgoi një video në Instagram për të më konfirmuar të vërtetën.’

 Nivine Jay

Aktori i Batman dhe  Superman shihet më pas në një video në Instagram duke folur drejtpërdrejt në kamera, duke u përpjekur të konfirmojë identitetin e tij ndërsa ai e pyet gruan:

‘Nivine, pse më shkëputët? Jam une.’

Ben Affleck

Raya shpesh përshkruhet si versioni i famshëm i Tinder, pasi aplikacioni përdoret për takime dhe kërkon një anëtarësim dhe një proces verifikimi, i cili është joshës për yjet e mëdhenj të filmit si Affleck.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aplikacioni – i cili nisi në 2015 – e përshkruan veten si ‘një platformë ekskluzive takimesh dhe rrjetesh për njerëzit në industritë krijuese’.

Aktori zyrtarisht u divorcua nga ish-gruaja e tij Jennifer Garner në 2018 dhe ka shijuar disa romanca që nga ajo kohë përkatësisht me producentin e SNL Lindsay Shookus dhe aktoren Ana de Armas.

Gjatë fundjavës, Affleck u fotografua me ish-të dashurën e tij Jennifer Lopez duke nxitur më shumë thashetheme rreth jetës së tij romantike.

Mund të themi që është një peridhë e ngjeshur për Affleck këto kohë, apo jo?

(o.l/dosja.al)

Shto Koment