Politike

Neritan Ceka si Notradamusi, jep parashikimin ‘ogurzi’: Më 1 korrik do shkoni me vizë në Kamëz

I ftuar në emision Ceka u shpreh se zgjedhjet u anuluan pasi dihej që do të plaste dhuna dhe do të ndahej Shqipëria.
Featured image of article: Neritan Ceka si Notradamusi, jep parashikimin ‘ogurzi’: Më 1 korrik do shkoni me vizë në Kamëz Ceka dhe Notradamusi
Përditësuar:

TIRANË– Politikani Neritan Ceka vazhdon me deklaratat e tij në lidhje me krizën politike në Shqipëri.

I ftuar në “Kafein”, Ceka u kthye në rolin e parashikuesit të njohur Notradamus dhe u shpreh se ka një parashikim ogurzi për Shqipërinë.

Politikani u shpreh se më 1 korrik do të kalohet me viza për në Kamëz.

Në 1 korrik kam frikë që do të shkonin me vizë në Kamëz. Më dëgjoni mua. Këta që nuk duan zgjedhje janë shumë dhe nuk mposhten me polici.

Qeveria që dëshiron të bëjë zgjedhjet e ka mendjen te dhuna. Por dhunës i përgjigjesh me dhunë. Ne kemi një popull që është i armatosur dhe kam frikë se kjo gjë do ta ndajë Shqipërinë. Ky është parashikimi im ogurzi. Besoj se dhe presidenti këtë ka pasur parasysh kur anuloi zgjedhjet.

Besoj se do të kemi një rënie të shtetit,”- u shpreh Ceka.

Neritan Ceka u bë hit nëpër portale pasi para disa ditësh lëshoi një deklaratë me mallkime për të gjithë ata që do të votojnë më 30 qershor.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Neritan Ceka si Notradamusi, jep parashikimin ‘ogurzi’: Më 1 korrik do shkoni me vizë në Kamëz

  1. pse i jepni akses ne media ketyre figurave kondraverse,antishqiptare.Ne 90-ten i ktheu turmat dhe studentet qe te mos sulmonin bllokun dhe po te ishte sulmuar blloku vendi yne do i kishte lare hesapet nje here e mire me komunizmin sado e dhimbshme qe te dukej,ndersa tani qe vendi ka hyre ne nje rrjedhe normale sipas nivelit idiot qe kane shqiptaret ai ben thirrje per dhune.Ptu te qi…sha soj e sorollop o legen burre

Shto Koment