Virale

Neritan Ceka me superfuqi: I bekoj të gjithë ata që do shohin punën e tyre më 30 qershor

Neritan Ceka ka thënë se kjo është shfaqja e tij e fundit publike dhe se videoja me mallkimin i ka dhënë famë të padiskutuar.
Featured image of article: Neritan Ceka me superfuqi: I bekoj të gjithë ata që do shohin punën e tyre më 30 qershor Neritan Ceka, profesor

TIRANË- Arkeologu dhe profesori Neritan Ceka, i cili është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në rrjetet sociale, pas mallkimit për të gjithë ata që do të votojnë më 30 qershor, tanimë ka zbuluar një fuqi të re.

I ftuar në emisionin “360 gradë”, në Ora News, Ceka ka thënë se kjo është shfaqja e tij e fundit publike dhe se videoja me mallkimin i ka dhënë famë të padiskutuar.

Kjo famë, tha ai, e bën që të ketë zbuluar një fuqi të re, që është bekimi, për të gjithë ata që më 30 qershor do të shohin punën e tyre, dhe nuk do të votojnë.

Deklarata e Cekës:

Kjo është shfaqja ime e fundit publike në televizion. Këtu e fillova, më ke futur në një histori të paimagjinuar. 2 herë jam ngatërruar: Një herë kur në dhjetor erdhën studentët e mi, isha drejtori i institutit arkeologjik dhe më thanë drejtor hajde me ne. 

I thash po kam ca gjëra për të shkruar për arkeologjinë dhe më thanë ato gjëra kanë pritur nja tre mijë vjet dhe presin një apo dy vite. po hajde me ne sepse kjo kohë nuk pret dhe vajta.  Dhe që në atë kohë herë shkoj tek tavolina e arkeologjisë dhe herë siç ma bëre kësaj rradhe.

Më bëre një publicitet që përfundoi edhe me një spot të një Partisë së Punës, e cila nga njëra anë tregon mallkimet e mia dhe nga njëra anë tregon sukseset që ka arritur populli shqiptar në këto vite të qeverisjes së rilindjes. 

Si përshembull nuk thonë që pensionistët e lagjes sime nuk i del pensioni për të blerë ilaçe dhe do shkojnë të votojnë jam i sigurt.  Nuk i hap njeri vend për të shkuar në spital për të bërë analiza dhe prap do të shkojnë të votojnë. Që ja kanë pushuar fëmijët nga puna, apo i kanë ikur nga Shqipëria dhe prap do të shkojnë të votojnë.

Prandaj ç’mallkova, se kjo është përbërja.  Tani më zbulove një fuqi magjike që nuk e dija që e kam sepse më tremben rrugës njerëzit. 

Edhe dyqanxhiu thotë ky mallkon. Tani meqë ai që mallkon ka edhe fuqinë e bekimit, po e përdor këtë fuqi magjike dhe i bekoj të gjithë ata që në 30 qershor do të merren me punët e tyre, do pushojnë dhe do pregatisin një Shqipëri tjetër.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment