LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nëntoka e Durrësit vazhdon të befasojë me zbulimet arkeologjike

28 Shtator 2019, 20:53 Nga DOSJA
Nëntoka e Durrësit vazhdon të befasojë me zbulimet

DURRËS- Muzeu Arkeologjik i Durrësit kohët e fundit ka marrë statusin “Muze Kombëtar”, i pari i këtij lloji në shkallë vendi. Qytetit bregdetar i jepet mundësia jo vetëm të shtojë numrin e vizitorëve, por edhe të ruajë më mirë trashëgiminë kulturore.

Ndërkaq, konkretizimi i ligjit kërkon zgjidhjen e disa problematikave, që nisin nga mungesa e dokumenteve të pronësisë dhe platformës ideore fillestare të Muzeut, deri te ngritja e godinave ndihmëse dhe pavarësia financiare e tij. Më pas edhe vendosja e emrit të një arkeologu-simbol, siç e kërkojnë intelektualët dhe qytetarët e Durrësit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Alban Ramohito tha për BIRN se “zbatimi i ligjit nr 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” ka përcaktuar një grup prej rreth 20 specialistësh që do të punojnë në Muzeun Kombëtar Arkeologjik të Durrësit.”

“Arkeologët, restauruesit, skicografët, guidat, etj. do të kryejnë veprimtarinë e tyre jashtë mjediseve të ekspozimit, në një godinë që do të ngrihet në oborrin e pasmë të Muzeut,” shton drejtori Ramohito, sipas të cilit Ministria e Kulturës do të përcaktojë së shpejti edhe të ardhmen e dy kateve të sipërm të Muzeut, të cilët aktualisht janë bosh.

“Kati i dytë, me një projekt thuajse të gatshëm do ti kushtohet ekspozimit të gjetjeve që i përkasin periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetës në Durrës” nënvijëzoi Ramohito, i cili shtoi “në katin e tretë pritet të vendosen të gjitha objektet e zbuluara në pjesën nënujore detare pranë qytetit”.

Pronësia dhe platforma, mungesat që kërkojnë zgjidhje

Ndërtimi i ndërtesës së muzeut arkeologjik të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1980 dhe ceremonia e përurimit i përket vitit 2002.

Megjithatë në hartat, kadastrën dhe në planimetritë e qytetit nuk ka asnjë shenjë të godinës me tre kate, që ndodhet në krahun e djathtë të shëtitores “Taulantia”, vetëm 300 metra larg godinës së ndërtesës së muzeut të vjetër. Bashkë me praktikën e hipotekimit të godinës në Kadastrën e Durrësit po punohet edhe për përcaktimin e sipërfaqes së pronës.

Drejtori i muzeut Alban Ramohito pranon se në pjesën periferike të oborrit ka një banesë abuzive. “Sidoqoftë, të gjitha pretendimet e mundshme janë bllokuar, deri në zyrtarizimin e pronësisë së Muzeut – vlerëson ai.

Risistemimi i katit të parë, si dhe plotësimi i dy kateve të tjerë të tij kanë gjithashtu një ngërç, për zgjidhjen e të cilit po punohet nga specialistët.

Bashkë me dokumentet e ndërtimit, aktualisht mungon edhe platforma shkencore mbi të cilën në vitet 1990 është ngritur muzeu më i madh arkeologjik i vendit tonë,” shprehet Alban Ramohito.

Sipas Ramohitos, ky element do të lehtësonte edhe paraqitjen e projektit përfundimtar të eksponateve të Mesjetës dhe të Arkeologjisë nënujore.

Bashkë me pavijonet e mëdha në Muzeun Arkeologjik, është parashikuar edhe krijimi i një hapësire ekspozimi brenda dhe jashtë muzeut, dedikuar prezantimit të objekteve të zbuluara në Durrës gjatë viteve të fundit.

“Deri tani në muze janë paraqitur 2,700 objekte, ndërsa numri i tyre në fondet e muzeut është dhjetë herë më i madh,” shton drejtori Ramohito.

Kjo pjesë e re e Muzeut do të mundësojë njohjen me objektet e zbuluara nga arkeologët vendas, por edhe nga ekspeditat e përbashkëta me specialistë nga Italia, Franca, etj.

Më shumë vizitorë në muze dhe amfiteatër

Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri I Durrësit kanë regjistruar mbi 29 mijë vizitorë, një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj. Por statusi i ri pritet ti japë Muzeut më shumë pavarësi financiare, në dobi të mirëmbajtjes dhe promocionit të vlerave arkeologjike.

Drejtori Ramohito zbulon gjithashtu se Muzeu do të jetë pjesa më e rëndësishme e Qendrës Muzeore Durrës, që siç e përcakton Ligji nr 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe Muzetë” është institucion me status “muze kombëtar”, në varësi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, me seli në qytetin e Durrësit, e cila administron Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë dhe Parkun Arkeologjik Durrës, kufijtë e të cilit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

“Vizitorët e Muzeut Arkeologjik mund ta shohin atë si stacionin kryesor të guidës, në të cilën bëjnë pjesë edhe amfiteatri, forumi rrethor, termat antike dhe muret mesjetare,” tha Ramohito.

Sipas Ligjit për trashëgiminë kulturore i gjithë territori i Durrësit, nga bregdeti deri në Porto Romano, përfshirë edhe zonën e ish-kënetës do të konsiderohen “Park Arkeologjik”.

“Kujdesi i institucioneve për to nuk do të jetë më sipas ndarjes së mëparshme “zona A” dhe “zona B” e riskut arkeologjik,” sqaroi Ramohito, sipas të cilit nëntoka e Durrësit do të trajtohet e gjitha me të njëjtin kujdes, pasi ajo  “vazhdon të befasojë me gjetje të reja arkeologjike në të gjithë skajet e saj”.

Një VKM e muajit të kaluar ka vendosur ndryshimin e emërtesës së Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare DRKK në të gjithë vendin, të cilat në të ardhmen do të quhen Drejtori Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK).

Por në Durrës kjo sjell më shumë se sa një ndryshim i thjeshtë emërtese.

DRKK, që deri tani  ka ushtruar kompetencat e saj në qytetin bregdetar, do të transferohet në Tiranë. Një vështirësi më shumë për të trajtuar dhe konservuar nga kryeqyteti zbulimet e shumta arkeologjike ndër vite të qytetit të lashtë të Durrësit.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture durresi antik muzeu arkelogjik vangjel toçi durresi antik muzeu arkelogjik vangjel toçi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni