Aktualitet

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Vlorë, dy punonjës të AKU në mesin e të infektuarve

Dy punonjës të AKU janë konfirmuar me COVID-19 në Vlorë gjatë 24 orëve të fundit. Në mesin e të infektuarve janë edhe një juriste, një roje gjykate dhe një punonjës fasonerie.
Featured image of article: Nëntë raste të reja me COVID-19 në Vlorë, dy punonjës të AKU në mesin e të infektuarve Spitali i Vlorës

VLORË -Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Vlorës janë shënuar 9 raste të reja me COVID-19. Dosja.al ka mësuar se në mesin e të infektuarve janë edhe dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Gjithashtu kanë prekur edhe një juriste, një punonjës fasonerie dhe një punonjës gjykate.  Në Selenicë është shënuar një vatër e re, ndërsa të infektuarit e tjerë janë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Pas konfirmimit të rasteve të reja, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur punën për gjurmimin e kontakteve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 208. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe tre pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 141 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3057 të infektuar, ndërsa 3552 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116pacientë, 20 pacientë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment