Politike

Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për aeroportin e Vlorës! Rama: Dikush e ka mallkuar projektin! Behgjeti na shpëtoi, hyri në garë pa i thënë askujt!

VIDEO
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se dikush mund ta ketë mallkuar këtë projekt pasi është ndërprerë disa herë.
Featured image of article: Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për aeroportin e Vlorës! Rama: Dikush e ka mallkuar projektin! Behgjeti na shpëtoi, hyri në garë pa i thënë askujt! Belinda Balluku, Edi Rama dhe Behgjet Pacolli

TIRANË– Ditën e sotme është nënshkruar kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK. Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite.

Pas konsorciumit fitues është Begjet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group. Gara për këtë projekt ishte hapur në nëntor 2019 dhe duhet të mbyllej në 12 mars 2020, por u shty si pasojë e pandemisë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se dikush mund ta ketë mallkuar këtë projekt pasi është ndërprerë disa herë.


Rama ka bërë të ditur se pista e Vlorës do të ketë kushtet që të mund të pranojë fluturimet New York- Vlorë. Kreu i qeverisë tha se do të cojnë Fan Nolin në Amerikë në mënyrë që ti sjellin qytetarët direkt në Shqipëri pa qënë të detyruar që të rrinë në aeroporte të tjera. Rama bëri të ditur se fill do të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, gjatë ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes tha se kjo është një investim që ai e ka dashur prej kohësh. Pacolli tha se Vlora është një qytet historik dhe si e tillë, realizimi kësaj vepre atë e mbush me krenari.

(a.b)/dosja.al

  • 10:28

    Balluku: Aeroporti i Vlorës kushton 104 mln euro, punimet nisin brenda 14 muajsh


    Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se aeroporti i Vlorës do të jetë një mundësi për zhvillim ekonomik në vend. Më tej ajo deklaroi se punimet do të nisin pas 14 muajve, pasi do të bëhet një studim të detajuar mjedisor dhe arkeologjik.

    DEKLARATA: Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik. Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit. Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do mundohemi t’i mbyllim sa më shpejtë. Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera.

  • 11:06

    Rama: Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri!


    Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se pista e Vlorës do të ketë kushtet që të mund të pranojë fluturimet New York- Vlorë. Kreu i qeverisë tha se do të cojnë Fan Nolin në Amerikë në mënyrë që ti sjellin qytetarët direkt në Shqipëri pa qënë të detyruar që të rrinë në aeroporte të tjera.

    Lajmi i bukur sot është që pista e Vlorës dhe të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet New York-Shqipëri të mos jenë vetëm New York-Tiranë por edhe Vlorë -New York sepse unë e kam thënë dhe nuk i ndahem gjërave që them.Ne do ta çojmë Fan Nolin në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direk në Shqipëri pa qenë të detyruar të rrinë në aeroporte të tjera. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i turistëve do të rritet. Nuk janë vetëm këto porta nga qielli, por janë dhe katër porte të tjera nga deti.Baca Behgjet qesh kur dëgjon këta injorantët. Por injorantët insistojnë që Shqipëria nuk ka nevojë për aeroporte, por për bukë. Por e para shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë që nga koha e Skënderbeut, por përtej kësaj aeroportet janë fabrika e bukës”, tha Rama.

  • 10:26

    Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Rama: Moment më i rëndësishëm se vaksina! Dikush e ka mallkuar këtë projekt


    Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë e Behgjet Pacollit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky është një moment shumë më i rëndsishëm se vaksina. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se këtë projekt mund ta kenë mallkuar shumë persona pasi është ndërprerë disa herë.

    DEKLARATA: Ky për mua është një moment shumë më i rëndësishëm se vaksina. Më jep mundësi të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë aq të gjatë me pengesa aq të shumta saqë Belinda ne di shumë mirë që në momente të caktuara fillova të them ska mundësi ka një mallkim dikush e ka mallkuar këtë projekt sepse sapo ngjishnim një problem lindte një tjetër. Procesi i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim. Ka qenë një histori për tu bërë libër historia e rrugës tona për të ardhur deri këtu që në fillim. Por në fund axha Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në process ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë nqë industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën. Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye. Ska pasur kënaqësi më të madhe kur Belinda më ka thënë se axha Behgjet ka hyrë në garë dhe ka qenë një arsye më shumë për ta falenderuar.

  • 10:33

    Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Pacolli: Jam krenar që kjo ndodh në vendin që dua dhe më rëndon koka!


    Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, gjatë ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes tha se kjo është një investim që ai e ka dashur prej kohësh. Pacolli nënvizon se Vlora është një qytet historik dhe si e tillë, realizimi kësaj vepre atë e mbush me krenari.

    Pacolli: Kam nderin këtu që sot, të jem si pjesë e kësja vepre madhështore e këtij që do planifikojë, invesotjë për 35 vite. Kjo konrartë ka rëndësiën e vet, pasi ndodh mas shumë kohë dhe dëshirë që unë kam që një investim i tillë të ndodhë, që kem këtë kontratë për këtë zonë shumë të rëndësishme, sic është Vlora. Unë do thoja se është një rast shumë i mirë dhe për mua dhe për kompaninë dhe për partinerët që po bashkëpunojmë në këtë projekt. Unë falenderoj Ramën i cili me kujdes ka përcjellë punë dhe ka implemtuar gjatë një vizite. Duhet them se sigurisht nuk është e rastit që kjo punë i besohet komanisë time. Unë jam krenar që kam pasur shansin që kjo të ndodhë këtu në vendin ku unë e dua dhe më rëndon koka. Jam krenar që këtë e bëj për popullin tim dhe me njërzit që kanë kontribu shumë për Shqipërinë moderne dhe europiane.

Shto Koment