Rajoni

Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë/ Hyseni: Brenda 12 muajve vjen edhe njohja nga Serbia

. Ndër të tejra Hyseni është shprehur se për këtë është i sigurtë duke qenë se Kosova po bën një punë të mirë me partnerët ndërkombëtarë.
Featured image of article: Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë/ Hyseni: Brenda 12 muajve vjen edhe njohja nga Serbia Skënder Hyseni, koordinatori për dialog

KOSOVË- Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, është shprehur se brenda 12 muajsh do të vijë edhe njohja e Kosovës nga Serbia. Ndër të tejra Hyseni është shprehur se për këtë është i sigurtë duke qenë se Kosova po bën një punë të mirë me partnerët ndërkombëtarë. Sipas Hysenit, Mini-Shengeni ka qenë i papranueshëm kur Kosovë nuk ka qenë pjesë e barabartë.

“Kjo marrëveshje është hap domethënës që do të çoj në njohje reciproke me Serbinë. Jam i bindur se brenda 12 muajsh do të vijë njohja nga Serbia. Ka një përkushtim të veçantë nga Presidenti Trump, Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel që këto çështje në Ballkan të përmbyllen njëherë e mirë. Në fund të fundit edhe Evropa edhe Amerika këtë kontest të hapur e shohin si cenim të sigurisë evropiane. Tash ne do të jemi palë e barabartë në këtë proces” tha ai në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, dje u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment