Rajoni

Nënshkrimi i marrëveshjes në SHBA/ Vuçiç në Bruksel: Na presin tri çështje të rëndësishme

Vuçiç tha se ka zhvilluar një takim të mirë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer.
Featured image of article: Nënshkrimi i marrëveshjes në SHBA/ Vuçiç në Bruksel: Na presin tri çështje të rëndësishme Presidenti Aleksandër Vuçiç

SERBI– Mediat serbe shkruajnë se Presidenti Aleksandër Vuçiç ndodhet në Bruksel për takime me zyrtarët e Bashkimit Europian. Ndër të tjera në deklaratën e tij ai ka shpjeguar se bisedimet do të zhvillohen rreth tri çështjeve të rëndësishme.

Vuçiç tha se ka zhvilluar një takim të mirë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer.

E para ka të bëjë me të zhdukurit, pastaj të zhvendosurit dhe çështja e tretë është ekonomia. Kemi folur për të gjitha temat e rëndësishme. Të hënën vazhdon dialogu zyrtar, sot kemi takime të rëndësishme të ekipeve tona dhe besoj se do të ketë rezultate. Bashkimi Evropian padyshim se dëshiron rol të rëndësishëm për veten. Ata po e analizojnë atë që është arritur në Washington dhe besoj se po e shfrytëzojnë një pjesë të saj.”– ka thënë Vuçiç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

A.C/Dosja.al

Shto Koment