Rajoni

Nënkryetari i LDK thirrje deputetëve: Edhe kur mendoni ndryshe, votoni si partia

Ai kërkon nga LDK që nesër të jenë me një vendim unik dhe të gjithë të votojnë pro mocionit të mosbesimit.
Featured image of article: Nënkryetari i LDK thirrje deputetëve: Edhe kur mendoni ndryshe, votoni si partia Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK

KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje deputëtevëe që janë në një parti me të të votojnë për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Ai kërkon nga LDK që nesër të jenë me një vendim unik dhe të gjithë të votojnë pro mocionit të mosbesimit.

Në një bisedë në emisionin “Frontal” në televizionin T7, Haziri ka thënë se deputetët duhet jenë besnikë ndaj partisë që e përfaqësojnë.

Apeli im, të jenë bashkë. Edhe kur mendon më ndryshe, duhet të jesh me ekipin. Besoj se Vjosa fjalën e vet që e ka thënë brenda LDK’së do të thotë edhe nesër. Nuk duhet të lejojmë që, për hesapet e dikujt, shtëpia jonë politike të kërcënohesh nga askush. Nuk është mirë të bëhet kjo pyetje në ditëlindje të kryeministrit, duhet ta lëmë të festojë me familje ditëlindjen e tij”, ka thënë Haziri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nesër në orën 11:00 edhe pse vendi është në luftën me koronavirusin Kuvendi do mblidhen për të votuar për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment