Rajoni

“Nënën se kam gjetur akoma”/ Fjalët prekëse të Milaim Zekës për vizitën e Clinton: Ëndrra ime e dytë u realizua sot

Deputeti Zeka ka përshëndetur vizitën e tij, teksa shkruan: “Para 20 viteve i kisha dy enderra: E para të takoja prindërit e gjallë në luftë, dhe ëndrra e dyte ishte të të takoja edhe Ty personalisht. Sot, vetëm sa bëmë zbulimin e një pllake përkujtimore për njerëzit tanë të vrarë në periferi të Prishtinës.”
Featured image of article: “Nënën se kam gjetur akoma”/ Fjalët prekëse të Milaim Zekës për vizitën e Clinton: Ëndrra ime e dytë u realizua sot Milaim Zeka

KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka përshëndetur vizitën e ish- presidentit amerikan Bill Clinton, i cili ka mbërritur sot në Kosovë.

Në një postim në Facebook, deputeti Zeka ka përshëndetur vizitën e tij, teksa shkruan: “Para 20 viteve i kisha dy enderra: E para të takoja prindërit e gjallë në luftë, dhe ëndrra e dyte ishte të të takoja edhe Ty personalisht. Sot, vetëm sa bëmë zbulimin e një pllake përkujtimore për njerëzit tanë të vrarë në periferi të Prishtinës.”

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

I dashur Bill Clinton

Para 20 viteve i kisha dy enderra: E para te takoja prinderit e gjalle ne lufte, dhe enderra e dyte ishte te te takoja edhe Ty personalisht. Sot, veq sa beme zbulimin e nje pllake perkujtimore per njerezit tane te vrare ne periferi te Prishtines.

Nenen akoma nuk e kam gjetur. Ajo, bashke me 1700 trupa tjere, vazhdon te jet e zhdukur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Enderra ime e dyte u realizu sot, kur pata fatin te ju takoja ne hyrje te Parlamentit te Kosoves, dhe te flisja me Ju. Nena ime, nuk kam as piken e dyshmit, nga ajo bote, eshte ndier e lumtur, pasiqe pa Ty, pa zonjen Ollbrajt, pa Toni Blerin e shume te tjere, te jeni te sigurte qe nuk do ishim as ne. Kosova do ishte nje enklave serbe, me disa mijera shqipetare.

Faleminderit Zotit qe ti ekziston! Faleminderit dhe respekt pa fund per Ju.

Zoti ju bekofte Ju dhe Ameriken!

 

 

(a.m./dosja.al)

Një Koment në ““Nënën se kam gjetur akoma”/ Fjalët prekëse të Milaim Zekës për vizitën e Clinton: Ëndrra ime e dytë u realizua sot

  1. "Nanën nuk e kam gjetë"

    Plagët e Kosovës. Të mëdha e të pakapërcyeshme.
    Lot e rrespekt për at tokë të shëjt, për bijt e bijat e sajë që ranë për ma të bukurën Kosovë.

    Nana e Milajim Zekës është nana e çdo shqiptari.

    Këtë duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët. Që të paktën ti kthejmë atë që mundemi njëri tjetrit. Dashninë e jo urrejtjen.

Shto Koment