Aktualitet

Nënë e 7 fëmijëve, njihuni me 60-vjeçaren nga Vlora që fitoi luftën me sëmundjen e rëndë, qëndroi 2 vite në ankth (FOTO)

Mereme Aliu ka fituar luftën me sëmundjen e rëndë pas dy vitesh ankth dhe mundime.
Featured image of article: Nënë e 7 fëmijëve, njihuni me 60-vjeçaren nga Vlora që fitoi luftën me sëmundjen e rëndë, qëndroi 2 vite në ankth (FOTO) Mereme Aliu
Përditësuar:

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar historinë e vështirë të gruas nga Novosela e Vlorës, e cila pas dy vitesh luftë, e ka fituar në betejën me sëmundjen e rëndë.

Mereme Aliu është nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, e cila pas operacionit të vështirë në tru ka hequr masën tumorale. Gjithçka ka dalë me sukses pas ndërhyrjes në QSUT dhe tashmë ajo fitoi luftën me sëmundjen e rëndë pas dy viteve në ankth.

Reagimi i plotë:

Pas dy vitesh të gjata në luftën për jetën, Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, është operuar nga një tumor në tru, në pavionin e #Neurokirurgjisë në QSUT👍

Pas ndërhyrjes së vështirë e të suksesshme, 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën dhe asnjë cënim të funksioneve të organizmit
#RESPEKT për #BluzateBardha#ShëndetësiaqëDuam #ShqipëriaqëDuam.

Foto:

J.V/Dosja.al 

Shto Koment