Bota

“Mami im…”/ Shënohen viktimat e para në Turqi, rrënojat zënë poshtë njerëz, vajza qan për të ëmën (ME VIDEO)

Ndërtesa është shembur në Elaziğ menjëherë pas tërmetit 6.8 të shkallës Rihter që tundi vendin.

TURQI– Shënohen viktimat e para nga tërmeti në Turqi. Një video po bën xhiron e rrjetit, ku një vajzë qan në sfond dhe kërkon nënën e saj.

Ndërtesa është shembur në Elaziğ menjëherë pas tërmetit 6.8 të shkallës Rihter që tundi vendin.

Personi që ka shpërndarë videon në Twitter shkruan: Në momentin që e pashë, po qaja, nga sytë më rrodhi një pikë loti. E di shumë mirë se sa e dhimbshme është të humbasësh njeriun më të afërt. Zoti im mbroji të gjithë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e sotme një tërmet ka lëkundur Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 4 persona të vdekur.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment