Blog

Nëna që nuk i mësova dot emrin

Avokati, Adriatik Lapaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar atë çka ka parë rrugës për Delvinë. Nëna në mes të shiut që qëndronte duke kullotur delet e saj, e mbuluar me plasmas të bardhë, ishte nëna që në sytë dhe zërin e saj kishte shumw mirwsi.
Featured image of article: Nëna që nuk i mësova dot emrin Nëna që ruante delet në Delvinë, e mbuluar me një plasmas në shi.

DELVINË- Aty në fushat e Delvinës buzë rrugës nën rrebeshin e shiut pashë një nënë që ruante delet rudë. Ishte mbuluar me një plasmas të bardhë që mu duk mbështjella më e çiltër, bukur mbretërore që kisha parë ndër viset tona. Në kokë mbante shaminë e bardhë të nënave tona. Sytë i kishte plot dashuri.

Buzëqeshi tek i kërkuam ti bëjmë këtë fotografi. Te zëri dhe shikimi i saj gjeta aq shumë mirësi. Nëna përveç të gjitha vështirësive duhet ti paguaj buxhetit të shtetit tonë 500 lekë të reja për çdo krer dele rudë për kullotën që përdor. Gjithësesi nuk dua të ndalem te trishtimi, por te dinjiteti i punës së saj.
Në fund i zgjatëm 1 kokërr mollë e ajo e mbylli me fjalën “Faleminderit bij e rruga e mbarë!”.

Ika me pyetjen ndaj vetes: Kur nuk do i taksojmë deri në mundim njerëzit e munduar të këtij vendi ndërkohë që një pakic tallet me mundin e nënave tona?

Marrë nga Facebook-u i autorit

Shto Koment