Aktualitet

“Nëna Neta u prehsh në paqe”/ Balla i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës: Falte vetëm dashuri!

Balla shprehet se Aneta Rama falte vetëm dashuri dhe i shpreh ngushëllimet tij familjes Rama.
Featured image of article: “Nëna Neta u prehsh në paqe”/ Balla i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës: Falte vetëm dashuri! Aneta Rama, foto e publikuar nga Taulant Balla.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka shprehur ngushëllimet kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla shprehet se Aneta Rama falte vetëm dashuri. Ai ka publikuar edhe një foto të nënës së kryeministrin me një fëmijë, ku e quan nëna Neta.

 

“U prehsh në paqe nëna Neta! Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur.”, shprehet Taulant Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aneta Rama ishte një nga stomtologet e para në vendin tonë, e cila është nderuar edhe me titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Ajo ndërroi jetë sot në moshën 82-vjeçare. Lajmin  e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’. Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në orën 17:00.

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment