Aktualitet

Dhunonte vajzën e mitur se s’kishte larë enët, Gjykata lë në burg 41-vjeçaren në Sarandë: Video është montazh nga ish-bashkëjetuesi

Sipas vendimit të gjykatës, Mita duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, ose të një vendimi të dytë nga trupa gjyqësore. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Featured image of article: Dhunonte vajzën e mitur se s’kishte larë enët, Gjykata lë në burg 41-vjeçaren në Sarandë: Video është montazh nga ish-bashkëjetuesi Nëna duke dhunuar fëmijën

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Elisabeta Mitën, 41-vjeçare që dhunonte vajzën e saj të mitur se nuk kishte larë enët. Sipas vendimit të gjykatës, Mita duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, ose të një vendimi të dytë nga trupa gjyqësore. Në sallën e gjyqit, 41-vjeçarja ka folur dhe mësohet të ketë thënë se gjithçka është e sajuar nga ish-bashkëjetuesi i saj. 

Ajo ka deklaruar se video nuk është e vërtetë dhe  fajëson ish-bashkëjetuesin e saj për montim. “Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime. Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh”, mësohet të ketë thënë ajo para togave të zeza. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet se ajo është braktisur nga të gjithë familjarët, pasi askush nuk i ka shkaur sot për ta mbështetur në Gjykatë.  Dhuna u denoncua me video në emisionin Fiks Fare, ku shihej dhuna e rëndë ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni tregoi se nëna e dhunonte sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment