Politike

“Nëna ime me dy fakultete filloi punë si sanitare”/ Veliaj tregon “vuajtjet”: Më thoshin çuni i pastrueses që ka shitur fiq, ia kam dalë vetë

Veliaj ka treguar se nëna e tij, në filim të viteve të demokracisë ka punuar si sanitare edhe pse kishte dy fakultete. Ai u shpreh se ishte çuni i pastrueses që shiste fiq.

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa morri pjesë në një takim në Njësinë Bashkiake Nr 8, foli për vitet e fëmijërisë dhe për nënën e tij.

Veliaj tregoi se nëna e tij në vitin 1991 edhe pse kishte 2 diploma, filloi të punonte si pastruese sepse shteti ishte në kolaps. Kryebashkiaku e quajti një krenari këtë fakt dhe u shpreh se ai ishte “çuni i pastrueses” që “shiste fiq”. Madje theksoi se çdokush që punon mund t’ja dalë dhe se Partia Socialiste është një familje e madhe, ku ka vend për të gjithë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë kam rritur në rrugën Qemal Stafa, një nga arsyet pse lëvizëm aty, kur ishim të vegjël, është se mamaja ime gjeti një punë si pastruese tek qendra “Linkoln”. Gjeti aty një punë si pastruese, si sanitare, megjithëse kishte dy fakultete, megjithëse kishte qenë një ushtarake e lartë, megjithëse sapo kishte humbur të shoqin në vitin ’91, ashtu ishte ai sistem. Shteti ishte në kolaps, falimentoi. Po kështu, shteti falimentoi edhe në ’97 dhe nuk vë faj kujt, nuk them unë që  urrej Salun. Thjesht po them se çuni i pastrueses, goca e pastrueses, në një vend ku gjërat bëhen me meritë, me talent , në një parti që hap dyret për këdo që punon dhe djersitet,  çdo gjë është e mundur.  E di çfarë do të thotë të rritesh si çuni ose goca e pastrues. E kam provuar vetë, se thoni hë mo ky që shiste fiq. Por e dini çfarë , mamatë tona nuk kanë vrarë njeri, as kanë vjedhur njeri, as nuk duan të bëhen deputetë që të na shpëtojnë nga burgu. Edhe punën si pastruese e kanë bërë me dinjitet sepse kanë parë mundësi të shërbejnë. PS është familja e çunave dhe gocave të pastrueseve, të sanitarëve, të furnitorëve. Njëqind herë më mirë të jesh bijë i prindërve të ndershëm, sesa bij të kryeministrave, ta tyre që lidhin jetën me Hollandën apo atyre që kanë banjo për macet“, tha ndër të tjera Veliaj.

Nuk është hera e parë që Veliaj flet për familjen e tij të thjeshtë, ku nënvizon se është një politikan “self-made”, pra i bërë vetë. Me deklaratën e fundit ai ka dhënë mesazhin se nuk ka pasur asnjë mbështetje, por ia ka dalë vetëm me punë. Në këtë rrëfim “mallëngjyes”, Veliaj bën edhe propagandë, pasi theksoi se PS-ja është familja e familja e çunave dhe gocave të pastrueseve, të sanitarëve dhe  të furnitorëve.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

2 Komente në ““Nëna ime me dy fakultete filloi punë si sanitare”/ Veliaj tregon “vuajtjet”: Më thoshin çuni i pastrueses që ka shitur fiq, ia kam dalë vetë

  1. Pastruesja ia dha parate e dasmes???!!! Si nuk ka turp qe genjen. Ne 1991 nuk mund te lëvizje ne Shqiperi aq lirshem sepse nuk kishte dale akoma ligji per lëvizjen e lire. Sa per 2 diploma ndoshta e dyta ka qene shkolla e PPSH-se sepse nje ushtarak i larte nuk kishte as nevoje as mundesi per nje ‘diplome te dyte’. Puna e tij e coi deri aty???!!! Pa fondet e SOROS-it dhe ‘talentin’ qe pikasi E Rama per vjedhje ndihmoi te merrte ate pozicion. Te tjerat jane llafe bosh.

  2. Ti je shpifsire sma merr mendja qe merrej njeri me ty

Shto Koment