
Përveç frikës nga koronavirusi që po tmerron të gjithë botën, nëna e futbollistit Angel Correa po përballet edhe me kancerin. Për t’i dalë në krah dhe për ta mbështetur mamanë e tij, ylli i Atletico Madrid ka bërë një gjest mjaft të bukur, teksa është qethur krejtësisht.
Madje, pas këtij gjesti, Correa ka postuar edhe një foto në Instagram, e cila ishte vërtet emocionuese.
“Nuk ka pushim për armikun në fushën e betejës. Ata mund të të prekin trupin, por shpirti jonë është i paprekshëm. Ata mund të tentojnë edhe të të shqyejnë mishin, por besimi jonë është i pathyeshëm. Ata nuk të vjedhin dot atë që ti je, sepse shpirti yt është më i fortë. Këtë luftë e ke të fituar. Je luftëtarja jonë, të duam mami!” – shkruan Correa.
M.P. / Dosja.al