Aktualitet

‘Nëna e Skënderbeut ishte serbe’, Milo sqaron sërish deklaratat që u bënë virale: Janë deformuar, shqiptarët kanë një nivel të ulët kulturor

Milo sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut.
Featured image of article: ‘Nëna e Skënderbeut ishte serbe’, Milo sqaron sërish deklaratat që u bënë virale: Janë deformuar, shqiptarët kanë një nivel të ulët kulturor Paskal Milo dhe Skënderbeu

TIRANË- Historiani Paskal Milo ka reaguar sërish sot në lidhje me akuzat që i janë bërë për shkak të deklaratave që ka bërë disa kohë më parë për Skënderbeun. Në një intervistë në “Provokacia”, Milo sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut. Ai shprehet se deklaratat e tij janë deformuara dhe tha se i vjen keq që shqiptarët kanë një nivel të ulët kulturor dhe sipas tij vetëm shpifin.

“Deformimi është sepse kanë shkëputur fraza nga një debat thuajse 2 orësh për të krijuar atë përshtypje që donin. Mua më vjen keq përse ne shqiptarët akoma kemi një nivele të ulët kulturor, për të rënë viktimë e disa njerëzve që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, por vetëm shpifin.

Unë nuk i frekuentoj rrjetet sociale. Jam habitur, konstatova një manipulim kolosal, të qëllimshëm. Nuk e di për çfarë arsyeje. Nuk besoj se më adresohet mua personalisht, pavarësisht se lidhet me ermin tim, por nuk kam dhënë arsye që të kem kundërshtar të tillë, apo shpifës të tillë”, tha Milo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditët e fundit në rrjetet sociale është postuar një video e shkurtër e një deklaratë të Paskal Milos. Historiani i ftuar në një emision televiziv teksa bisedonte tha ndër të tjera se nëna e Skenderbeut ka pasur irigjinë serbe dhe për këtë u referohej dokumenteve historike.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment