Showbiz

Nëna e dy vajzave, Ogerta Manastirliu tregon anën që se kemi parë: Jam amvisë! Huazoj pjatat italiane

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pranoi se vet pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora duke treguar edhe një episod me vajzat e saj. 
Featured image of article: Nëna e dy vajzave, Ogerta Manastirliu tregon anën që se kemi parë: Jam amvisë! Huazoj pjatat italiane Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” ku edhe ka folur lidhur me raportin e saj me dy vajzat e saj.

Në fjalën e saj, Manastirliu pranoi se vet pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora duke treguar edhe një episod me vajzat e saj. 

c

PYETJE: Mërziten ndonjëherë vajzat?

MANASTIRLIU: Kam dy vajza që kanë nevojë për mua. Po tregoj një sekret të vogël. Vajza e vogël më tha që do t’i kërkoj Babagjyshit që të të thyhet telefoni. Kuptoj që duhet të isha më shumë prezente. Por kam një familje të mrekullueshme. Mendoj që koha që kaloj me vajzat është një kohë cilësore.

Në fjalën e saj, Manastiruliu ka folur edhe për aftësitë e saj në gatim, duke treguar edhe pjatën e saj të preferuar.

“Më pëlqen shumë të gatuaj dhe gatuaj shumë mirë….huazoj pjatat italiane, pastat i bëj shumë të mira, gjithashtu dhe pjatat e tjera që kanë të bëjnë me mishin, se në familje e konsumojmë pak mishin dhe pse e kemi reduktuar kohët e fundit…Pula bëhet në shumë mënyra në shtëpinë time”, përfundoi ministrja.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment