Bota

Nën presidencën e Biden SHBA-të do ti bashkohen Covax të OBSH-së, Fauci: Shtetet e Bashkuara do të mbeten anëtare të OBSH-së

Presidenti Joe Biden, do ti bashkohet programit Covax të OBSH-s-, pas shkëputjes së financimit nga ana e paraardhësit të tij Donald Trump.
Featured image of article: Nën presidencën e Biden SHBA-të do ti bashkohen Covax të OBSH-së, Fauci: Shtetet e Bashkuara do të mbeten anëtare të OBSH-së OBSH

GJENEVË– Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Joe Biden synojnë të bashkohen me Covax, programin e vaksinave të OBSH që synon të ndihmoj vendet e varfra, raportohet ti ketë thënë Anthony Fauci Organizatës Botërore të Shëndetësisë të Enjten.

“Presidenti Biden do të lëshojë një direktivë më vonë sot që do të përfshijë qëllimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me Covax dhe për të mbështetur ACT-Accelerator për të përparuar përpjekjet shumëpalëshe për vaksinën Covid-19, shpërndarjen terapeutike dhe diagnostike, qasjen e barabartë, dhe kërkimin dhe zhvillimin , ”– I tha Fauci bordit ekzekutiv të OBSH-së.

”Shtetet e Bashkuara do të mbeten anëtare të OBSH-së,”– shtoi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paraardhësi i Biden, Donald Trump ndaloi financimin për OBSH, ku SH.B.A. është donatori më i madh dhe njoftoi një proces për t’u tërhequr nga agjencia në Korrik 2021, raporton The Guardian.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment