
Përditësuar:
ANGLI – Këto fjalë që u deklaruan në mikrofonat e “Espn” të Argjentinës, natyrshëm që kanë ndezur tregun edhe pse jemi ende në dhjetor. Nejmar, i kënaqur dopieda në “Old Trafford” dhe fitores 3-1 të Paris SG ndaj Mançester Junajtid në Champions League, ka hedhur një bombë të vërtetë: “Gjëja që unë dua më shumë, është të kthehem të luaj me Mesin. Vitin tjetër duhet ta bëjmë me siguri.”
A do të ribashkohen? Braziliani dhe argjentinasi kanë qenë shokë skuadre nga 2013 deri në 2017 te Barcelona. Duke pasur parasysh momentin që Mesi po përjeton te katalanasit, dikush do të mendonte për një sulm të Paris SG për të rrëmbyer “Pleshtin”. Edhe pse me siguri ky do të jetë një operacion vërtet i komplikuar, si mundësi qëndron.
B.T (Dosja.al)