Politike

Negociatat/ Vuçiç për Shqipërinë e Maqedoninë: Nëse nuk çelen është faji i BE-së

Vuçiç tha se nëse negociatat nuk do të çelen as kësaj here, faji është i politikave të brendshme të BE-së.

SERBI- Presidenti i Serbisë, Alexandër Vuçiç tha se shpreson që Bashkimi Europian të nisë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vuçiç tha se nëse negociatat nuk do të çelen as kësaj here, faji është i politikave të brendshme të BE-së.

“Shpresoj që BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe nëse kjo nuk ndodh, dua t’u them qytetarëve që nuk është faji i tyre pasi BE ka arsye të veta të brendshme”, tha Vuçiç.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria, siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment