Politike

Negociatat, Tusk takohet me kancelaren Merkel para mbledhjes së Këshillit të Europës

Përmes një një reagimi në rrjetet sociale, Donald Tusk shprehet se ka biseduar me kancelaren Merkel për Ballkanin Perëndimor, BREXIT dhe Turqinë para mbledhjes së javës së ardhshme të Ballkanit Perëndimor.
Featured image of article: Negociatat, Tusk takohet me kancelaren Merkel para mbledhjes së Këshillit të Europës Donald Tusk dhe Angela Merkel

GJERMANI– Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel 10 ditë para mbledhjes së 17- 18 tetorit.

Ky institucion i lartë i BE do të marrë vendimin javën e ardhshme, në lidhje me hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një një reagimi në rrjetet sociale, Donald Tusk shprehet se ka biseduar me kancelaren Merkel për Ballkanin Perëndimor, BREXIT dhe Turqinë para mbledhjes së javës së ardhshme të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment