Politike

Soreca në Kukës: Ka potencial të madh në zhvillimin ekonomik! I përgjigjet skepticizmit të Ramës për BE-në: Keqardhje, mazhoranca vijon punën pa konsesus…reforma në drejtësi, kusht për integrimin e vendit

  • Soreca në Kukës: E zgjodha personalisht këtë qytet
  • Ambasadori i BE-së ka vizituar sot qytetin e Kukësit. Luigi Soreca takoi Safet Gjici dhe përballë tij u shpreh se Kukësi ka potencial të madh ekonomik. Soreca iu përgjigj skepticizmit të kryeministrit. Për ambasadorin, kusht prioritar për integrimin e vendit në BE, është zbatimi i reformës në drejtësi.
    Featured image of article: Soreca në Kukës: Ka potencial të madh në zhvillimin ekonomik! I përgjigjet skepticizmit të Ramës për BE-në: Keqardhje, mazhoranca vijon punën pa konsesus…reforma në drejtësi, kusht për integrimin e vendit Luigi Soreca
    Përditësuar:

    KUKËS- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Kukësit prej nga tregoi arsyen se përse zgjodhi atë si vendin e parë për të nisur fazën e dytë të projektit ‘Europa është këtu’.

    Soreca tha se Kukësi përfaqëson një potencial të madh për sa i përket zhvillimit ekonomik. Ndër të tjera ai shtoi se në momentin kur do të hapen negociatat me Shqipërinë, Kukësi dhe qytetet e tjera do të jenë pjesë e rëndësishme e proçesit.

    Ndër të tjera, gjatë turit të tij në qytet Soreca ka folur dhe për aktualitetin politik, ku ka theksuar se ndjen keqardhje që nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Ai nënvizoi se maxhoranca po vijon punën pa konsensus. Soreca shtoi më tej se Shqipëria i ka plotësuar një pjesë të mirë të kushteve për integrimin, dhe realizimi i një marrëveshje zgjedhore me konsensus është prioritet për BE-në.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Referuar fjalëve të kryeministrit Edi Rama nga dje në Mynih i cili tha se “BE do të martohet me ne, po nuk na flet”, Soreca tha se kushti kryesor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zbatimi i reformës në Drejtësi.

    (j.v;a.b/dosja.al)

    • 14:45

      Soreca në Kukës: E zgjodha personalisht këtë qytet për të nisur fazën e dytë të projektit, përfaqëson potencial të madh

      Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka qënë ditën e sotme i pranishëm në Kukës prej nga është shprehur se zgjodhi personalisht këtë qytet për të nisur fazën e dytë të projektit madhor ‘Europa është këtu’. Soreca tha se Kukësi përfaqëson një potencial të madh për sa i përket zhvillimit ekonomik. Ndër të tjera ai shtoi se në momentin kur do të hapen negociatat me Shqipërinë, Kukësi dhe qytetet e tjera do të jenë pjesë e rëndësishme e proçesit.‘Unë e zgjodha Kukësin personalisht nga e cila do të kishim pikënisjen për fazën e dytë të këtij projekti madhor i cili është quajtur ‘Europa është këtu’ në veccanti me pjesën që ka të bëjë me mjedisin. Po ashtu për tju bërë të qartë dhe për të prezantuar atë që jemi quajtur pjesa e Gjelbër. Pse Kukësin? Se Kukësi përfaqëson një potencial madhor, sa i përket zhvillimit ekonomik vendos të këtij rajoni dhe të gjithçka që ka të bëjë me turizmin dhe promovimin e tij. Ajo që nuk duhet të harrojmë është se mjedisi është shumë i rëndësishëm. Mjedisi është i rëndësishëm dhe për integrimin europian. Kur të hapen negociatat, Kukësi dhe të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë do të fillojnë të jenë pjesë e këtij proçesi të rëndësishëm.’

    • 12:46

      Skepticizmi i Ramës për integrimin në BE/ Soreca i përgjigjet nga Kukësi: Plotësoni kushtet, Shqipëria është afër… në KE shtetet anëtare flasin për të!

      Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se “BE do të martohet me ne, po nuk na flet”. Gjatë një takimi me zyrtarë lokalë në qytetin e Kukësit, ambasadori thotë se kushti kryesor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zbatimi i reformës në Drejtësi. “Shtetet anëtare të BE vazhdojnë flasin në KE për Shqipërinë. Shqipëria është afër BE, unë jam optimist dhe pragmatist. Kryesorja është plotësimi i kushteve dhe Reforma në Drejtësi. Do shohim sa do përmbushen kushtet dhe ngritja Kushtetuese”, tha mes të tjerave Soreca, duke iu përgjigjur kështu skepticizmit të kryeministrit Edi Rama. Por pse u ngacmua Luigi Soreca? Kryeministri Edi Rama ishte dje në Mynih, ku tha e përshkroi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një marrëdhënie të komplikuar në ‘çift’. Përmes batutave Rama tha Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. Kryeministrit theksoi se të privosh vendet nga anëtarësimi është e pakuptimtë, ndërsa në fund u bëri thirrje të pranishmëve që të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur se për të huajt është vendi më i sigurt në Europë.

    Një Koment në “Soreca në Kukës: Ka potencial të madh në zhvillimin ekonomik! I përgjigjet skepticizmit të Ramës për BE-në: Keqardhje, mazhoranca vijon punën pa konsesus…reforma në drejtësi, kusht për integrimin e vendit

    1. Sqarimi i pare publik i sinqerte kunder rilindjes (se maxhorance nuk jane sepse me 48% te votave te votuesve moren 74 mandate). Ndryshimi po vjen, e sigurt. Dhe pse kjo deklarate nga Kukesi. Sepse ata jane te vetmit qe i rezistuan rililndjes, madje ja shpartalluan policet dhentraun dhe fituan nda Edit dhe Rilindjes. Ky eshte fillimi i divorcit te nderkombetareve me Ramen

    Shto Koment