Politike

Negociatat/ Reeker kritika BE-së: Disa liderë kanë pikëpamje të shekullit të 19-të

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, disa liderë të vendeve anëtare të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të.
Featured image of article: Negociatat/ Reeker kritika BE-së: Disa liderë kanë pikëpamje të shekullit të 19-të Philip Reeker

SHBA– Ndihmës sekretari amerikan, Philip Reeker ka kriktikuar BE, lidhur me vendimin për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, disa liderë të vendeve anëtare të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të, teksa shton se SHBA-të ndihen të zhgënjyer nga vendimi i nga BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA janë të zhgënjyer nga vendimi i BE për mosçeljen e negociatave. Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”, ka thënë Reeker.

Pak ditë më parë, KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim për çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment