Politike

Negociatat/ Rama: Franca është aktori më i ndershëm në këtë debat, ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet (VD)

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se: Përvoja na ka treguar se për më të ‘vegjlit’ e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë.”.
Featured image of article: Negociatat/ Rama: Franca është aktori më i ndershëm në këtë debat, ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet (VD) Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në konferenën “Një kontinent një e ardhme” ka deklaruar se për çështjen e negociatave është shqetësues fakti se nuk ka një arsye të drejtëpërdrejtë për refuzimin. 

“Shqetësues është fakti se nuk ka një arsye të drejtëpërdrejtë. Franca është aktori më i ndershëm në këtë debat. Refuzimi i saj është rezultat i luftrave mes vendeve të europës, Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat që i kanë dhënë.  Duhet të thmi se ajo që ndodhi në konferencën e donatorëve ishte e jashtëzakonshme, pasi tërmeti na la shumë plagë.”-  tha kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se: Përvoja na ka treguar se për më të ‘vegjlit’ e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë.”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk ka asnjë dyshim që të gjitha fjalët kyçe të këtyre mesazheve si krimi i organizuar, korrupsioni, janë sfida reale dhe probleme reale, të cilat duhen zgjidhur dhe nuk ka dyshim për këtë. Nëse këto probleme dhe sfida nuk do të ishin reale e serioze, atëherë pse do na duhej të kërkonim çeljen e negociatave?!Për çfarë shërbejnë negociatat për anëtarësim?! Nga ana tjetër është shumë e qartë se procesi është bërë më i vështirë dhe dëshpërues dhe i padrejtë për vendet që janë në linjë, në radhë për t’u anëtarësuar. Kjo është arsyeja që përpara çeljes së negociatave, Shqipëria ka bërë hapa para për hapjen e negociatave. Nëse do të shihni se si ka shkuar procesi për Poloninë dhe ata që kanë qenë kandidat më parë për integrimin, tani është bërë më tepër kërkues. Është në rregull, por duhet të vijë një pikë ku i vjen fundi, pasi është si një ushtrim që nuk ka fund. Në çdo moment kur 1-2-3 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre faktike dhe duan të thonë ‘jo’, ato e kanë mundësinë që të gjejnë pretekste, duke i drejtuar gishtin vendeve që u thonë ‘Jo’ për shkak të problemeve që kanë ata. Ne e dimë shumë mirë se ata kanë problemet e tyre. Do të doja të thoja që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi presidenti Macron ka një qëndrim që është i hapur, i drejtpërdrejtë, e brutal. Ajo që po thonë është se ‘Europa nuk po funksionon’. Mund të mos bini dakord me këtë, por është e vërteta ashtu siç e shohin ata. Nuk është mënyrë për t’i rënë vërdallë. Lajm i mirë për ta përmbyllur me një të tillë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në metodikën e bisedimeve të anëtarësimeve. Duket se janë të mira qoftë për vendet dhe për komisionin dhe për Unionin. E ndoshta do ta bëjnë procesin shumë më të qartë e shumë më të drejtë. Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të vegjlit e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë.”,  u shpreh Rama.

Pak ditë më parë Presidenti francez Emmanuel Macron hapi dyert për Maqedoninë e Veriut dhe nisi bisedimet për Shqipërinë për negociatat me BE. Macron ka deklaruar se nëse rezultatet e një raporti të Komisionit të BE-së në Mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave për ata që të bashkohen në bllok.

(J.V, A.M/ Dosja.al)

Shto Koment