Politike

Negociatat, Presidentja e KE-së: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme, kanë mbështetjen time

Pas takimit dhe bisedimit në Berlin me kancelaren Angela Merkel Ursula von der Leyen tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian
Featured image of article: Negociatat, Presidentja e KE-së: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme, kanë mbështetjen time Ursula von der Leyen

TIRANË– Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen iu përgjigj vendimit të Francës, e cila theksoi se para se dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’u hapen negociatat, më parë vendet e BE-së duhet të rifromatohen brenda vetë familjes.

Pas takimit dhe bisedimit në Berlin me kancelaren Angela Merkel, Ursula von der Leyen tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme për të arritur këtë. Për sa kohë të jetë e mundur, unë do të bëj gjithçka për të zhvilluar projekte të përbashkëta që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor ngushtë me ne,”- tha ajo, raporton “Reuters”.

Pak ditë më parë KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim kër çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020.

Macron, vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej.

Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment