Politike

Negociatat/ Presidenti i PE vizitë në Shqipëri më 2-3 dhjetor, thirrje të rinjve: Mos hiqni dorë nga Evropa!

Presidenti i PE, David Sassoli thotë se e kupton zhgënjimin e dy vendeve pas dështimit për hapjen e negociatave, por i bën thirrje brezit të ri që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të 'besojnë' tek Evropa.
Featured image of article: Negociatat/ Presidenti i PE vizitë në Shqipëri më 2-3 dhjetor, thirrje të rinjve: Mos hiqni dorë nga Evropa! David Sassoli, president i PE

TIRANË– Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, njofton se do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më datat 2 dhe 3 dhjetor. Para mbërritjes në Tiranë, Sassoli do të vizitojë Shkupin më 4 dhe 5 nëntor. Në një komunikim para vizitës, Sassoli thotë se e kupton zhgënjimin e dy vendeve pas dështimit për hapjen e negociatave, por i bën thirrje brezit të ri që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të ‘besojnë’ tek Evropa.

“Vizita në Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejt në Shqipëri, ka rëndësi të madhe personale për mua në këtë moment. Ne e dimë se popujtë e të dy vendeve janë të zhgënjyer thellë me dështimin e Këshillit për të aprovuar çeljen e negociatave për shkak të vetos nga shumë pak vende anëtare. Ne e kuptojmë dhe ndajmë këtë zhgënjim. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur reformat që ne iu kërkuam dhe tani meritojnë shpërblim për mundimin e jashtëzakonshëm. Dhe për më shumë, dua t’ju jap një thirrje qytetarëve dhe sidomos të rinjve: Mos u dorëzoni, ju lutem qëndroni në itinerarin evropian. Parlamenti Evropian është me ju. Me shumicë votash, Parlamenti Evropian me mbështetje maksimale do të rihapë procesin për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne nuk do të qëndrojmë në heshtje, por do të veprojmë me urgjencë që KE të marrë një vendim unanim në favor të hapjes së bisedimeve në takimin e ardhshme. Deri atëherë, inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë me reformat. Ne jemi të bindur, se pavarësisht kësaj shtyrjeje, koha nuk është e humbur. Reformat që janë zhvilluar në rrugën për t’u bërë pjesë e unionin janë në të mirë të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, por sidomos për të rinjtë që meritojnë një të ardhme më të mirë.”-shprehet Presidenti i PE.

Pak ditë më parë, KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim për çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment