Politike

Negociatat për Shqipërinë, ministri gjerman Roth: Ju mbështesim, dihet pozicioni ynë (VD)

Në një status në rrjetet sociale, Roth thekson se Gjermania e mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e futjes në BE. 

TIRANË– Ministri gjerman Michael Roth ka reaguzar në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Në një status në rrjetet sociale, Roth thekson se Gjermania e mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e futjes në BE. 

“Mbërritja dhe pragu i derës nga DE MiRo_SPD në GAC në Luksemburg. “Pozicioni gjerman është i qartë: ne mbështesim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në bazë të votës gjermane të Bundestagut”

Tani fillon me Këshillin e Ministrave Evropian. Në axhendën tonë: zgjerimi i përfitimeve (hapja e negociatave të pranimit Shqipëri & Maqedonia Veriore) & Financat e BE-së. Do të jetë shumë e vështirë sot”, shkruan Roth në një status në Tëitter ku ka bashkëngjitur edhe deklaratën e tij për mediat e huaja. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Para mikrofonit, Roth ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë për Shqipërinë. 

Ditën e sotme Shqipëria  për çështjen e negociatave, do të jetë qendër të diskutimeve në Luksenburg, aty ku do mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sot në Luksemburg do të përgatitet draftin me konkluzionet kryesore në axhendës, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment