Politike

Negociatat, Merkel jep lajmin: Qeveria gjermane rekomandim pozitiv për Shqipërinë, presim Bundestagun

Por sipas kancelares Merkel, vetëm rekomandimi është pozitiv, pasi fjalën e fundit do ta thotë Bundestagu në datë 26 shtator.
Featured image of article: Negociatat, Merkel jep lajmin: Qeveria gjermane rekomandim pozitiv për Shqipërinë, presim Bundestagun

GJERMANI- Kancelarja Angela Merkel ka shprehur hapur se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Por sipas kancelares Merkel, vetëm rekomandimi është pozitiv pasi fjalën e fundit do ta thotë Bundestagu në datë 26 shtator.

Përveç Gjermanisë, kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, të cilat janë gjithashtu shumë skeptike për zgjerimin e BE-së.

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim” deklaroi Merkel gjatë konferencës me kryeministren e Serbisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kancelarja deklaroi se nuk kishte një datë për pranimin e Serbisë në Union. “Nëse Serbia i plotëson kushtet e saj, atëherë ka ardhur koha të flasim për pranimin,” theksoi ajo. Sipas saj, ka një përparim të konsiderueshëm në bisedimet mes Serbisë dhe BE-së.

Sidoqoftë, Kancelarja nuk ishte e kënaqur nga marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve midis dy shteteve është një nga parakushtet për anëtarësimin në BE.

Kryeministrja serbe theksoi gjithashtu se do të kishte një perspektivë të BE-së vetëm nëse i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përparonte. Kjo përfshin një pajtim të serbëve dhe shqiptarëve.

(k.m, a.m/dosja.al)

Shto Koment