Politike

Negociatat me Shqipërinë, Hahn: Në mbledhjen e ministrave do ketë diskutime të vështira

Hahn ka deklaruar se shpreson për një dritë të gjelbër për Shqipërinë sot.
Featured image of article: Negociatat me Shqipërinë, Hahn: Në mbledhjen e ministrave do ketë diskutime të vështira Johannes Hahn

Luksenburg- Johannes Hahn ka deklaruar se sot në mbledhjen e ministrave të  Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të ketë diskutime të vështira për çështjen e negociatave me Shqipërinë.

“Diskutime të vështira, shpresojmë për ditën e gjelbër. Sot është një provë besueshmërie për Bashkimin Europian, pasi po bëhet më e vështirë për të dhënë shpjegim për vonesën” ”, është shprehur Johannes Hahn.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian. Franca, Holanda, Spanja dhe Danimarka janë skeptike në lidhje me çështjen e negociatave.

J.V/Dosja.al

Shto Koment