Politike

“Euroaktiv”: Franca, Danimarka me Holanda kundër hapjes së negociatave

Mediet e e huaja raportojnë se Franca, Danimarka me Holanda kundër hapjes së negociatave.
Featured image of article: “Euroaktiv”: Franca, Danimarka me Holanda kundër hapjes së negociatave Emmanuel Macron

Bruksel- Për çështjen e negociatave “Euroaktiv” shkruan se të njëjtin qëndrim si Franca kanë edhe Danimarka me Holandën.

“Në samitin e Këshillit të BE dje, Danimarka dhe Hollanda u bashkuan me Francën në shprehjen e kundërshtimit të tyre për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me dy vendet e Ballkanit. Paris pranoi përpjekjet e Shkupit, veçanërisht pas marrëveshjes së ndryshimit të emrit me Greqinë, por në rastin e Shqipërisë, të tre vendet shprehën shqetësime për përparimin e reformave të nevojshme.”, thuhet në shkrim.

Hapen ose jo negociatat, sot vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej ditës së djeshme po zhvillohet samiti i 17-18 tetorit ku janë pjesëtarë liderët e 28 vendeve të BE-së, të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri më tani kanë dalë kundër Franca, Holanda dhe Danimarka.

Burimi: Euroaktiv

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment