Politike

Negociatat dështuan, Zaev nuk ndalet: Jemi më të fortë, synimi ynë është NATO

Zaev shkruan se Ballkani ka ndryshuar dhe është bërë burim stabiliteti.
Featured image of article: Negociatat dështuan, Zaev nuk ndalet: Jemi më të fortë, synimi ynë është NATO Zoran Zaev

TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shprehur se askush nuk mund t’ia ndalë reformat edhe pse negociatat me BE-në kanë dështuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zaev shkruan se synimi i Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në NATO.

Askush nuk mundet të na i ndalë reformat dhe ndryshimet që bëmë së bashku dhe nga ky moment do të dalim vetëm më të fortë dhe me më shumë përvojë. Do të bëhemi anëtarë të NATO-s gjë e cila ishte qëllimi ynë strategjik nga pavarësia deri sot. Është e dukshme që Ballkani ka ndryshuar dhe që është bërë burim stabiliteti. BE-ja e di mirë këtë dhe duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Mbetemi të përkushtuar dhe me punë do të dëshmojë ku e kemi vendin”, shkruan Zaev.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është mbyllur kapitulli i negociatave, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë dështuar. Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka konfirmuar lajmin se në samitin e sot¡m nuk do të ketë diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment