Aktualitet

Negociatat/ Del letra që Von der Leyen i çon përgjegjësit për zgjerim Trócsányi: Vlerësim me meritë për secilin kandidat

Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen shkruan se KE i qëndron propozimeve për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se gjithë procesi i zgjerimit të bazohet në meritë.
Featured image of article: Negociatat/ Del letra që Von der Leyen i çon përgjegjësit për zgjerim Trócsányi: Vlerësim me meritë për secilin kandidat Ursula Von der Leyen

BRUKSEL- Zbulohet letra që presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen i kishte drejtuar Komisionit për hungarezin László Trócsányi të zgjedhur si përgjegjës për zgjerimin.

Në letrën e saj, Von der Leyen shkruan se KE i qëndron propozimeve për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se gjithë procesi i zgjerimit të bazohet në meritë.

Një ditë pasi Presidentja e re e komisionit europian Ursula Von der lejen emeroi hungarezin László Trócsányi si komisioner të ri të zgjerimit mediat e huaja bëjnë publikë një letër që ajo i ka cuar komisionit për kandidtaurën nga Hungaria dhe përgjegjësinë e tij për procesin e zgjerimit.

Më tej, Von der Leyen shkruan se ai duhet të punojë si komisioner për të shpejtuar reformat strukturore dhe institucionale në Ballkanin Perëndimor dhe se anëtarësimi i këtyre vendeve të vijë pas një vlerësimi bazuar në meritë,

“Është e domosdoshme që të mbajmë dhe të përshpejtojmë përparimin në pesë vitet e ardhshme, përmes një vlerësimi të bazuar në meritë të secilit vend kandidat, duke mbajtur një perspektivë të besueshme për pranimin e ardhshëm,“-shkroi ajo.

KE do të qëndrojë pranë propozimeve për të hapur negociatat e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Një tjetër këshillë e zyrtares së larte europiane ishte mbeshtetja e gjithe perpjekjeve te vendeve te ballkanit perendimor ne luften kunder korrupsionit.

“Ju gjithashtu duhet të mbështesni të gjitha përpjekjet në luftën kundër korrupsionit në të gjithë rajonin dhe të mbështesni të gjitha përpjekjet drejt marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale”, shkroi von der Leyen.

Pas prezantimit të 27 portofoleve të kabinetit të saj do jetë Parlamenti Europian që do japë pëlqimin për gjithë Kolegjin e Komisionereve.

“Siç kisha frikë, László Trócsányi, do të jetë përgjegjës për zgjerimin. Si një aksesor në çmontimin e sundimit të ligjit në Hungarinë e Orbanit, ai nuk duhet të jetë në Komision, atij i mungon besueshmëria ndaj skeptikëve në BE dhe axhendën e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor “,- shkruan Florian Bieber, Profesor në Universitet i Grazit dhe Ballkanit në Evropë.

Hungaria ka qenë përkrahëse për përshpejtimin e rrugës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor veçanrëisht i Serbisë por vetë ky vend ka injoruar raportet për përkeqësimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë në rajon.

Parlamenti Evropian votoi të nxisë procesin e sanksioneve kundër Hungarisë vitin e kaluar për minimin e vlerave thelbësore të BE-së për sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe shprehjen e lirisë.

(dosja.al)

Shto Koment