Politike

Negociatat/ Cakaj flet për vendet skeptike: Shqipëria ka probleme, por kemi bërë reforma

  • “Do bllokojmë negociatat”, Cakaj komenton deklaratën e kryeministri grek: S’kemi asnjë problem me plotësimin e kushteve
  • Cakaj ka deklaruar se Shqipëria ka shumë probleme por ka bërë njëkohësisht shumë reforma.
    Featured image of article: Negociatat/ Cakaj flet për vendet skeptike: Shqipëria ka probleme, por kemi bërë reforma Foto nga Komisioni i Integrimit

    Tiranë- Ministri në detyrë Gent Cakaj ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit për çështjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negocimit me BE-në.

    Pasi është pyetur nga deputetja Rudina Hajdari për vendet skeptike me Shqipërinë ai ka deklaruar se Shqipëria padyshim që është një vend problematik, por puna është sa reforma kemi bërë për këtë proces.

    Biseda në Komision: 

    Cakaj: Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres.  Herën e kaluar vendimi për negociatave e u ndikua nga klima politike europiane. KE vlerëson largimin e 88 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Rudina Hajdari: Pyetja e dytë ka të bëjë me takimet në KE. Ne kemi takuar vendet e BE-së, si Gjermania, Franca, Holanda dhe së fundmi Greqia, që janë treguar skeptike. A jeni i informuar se cili është niveli i zbatimit, çfarë është një nivel i kënaqshëm për këto vende skeptike që këto vende të mos hezitojnë kur të jepet vendimi?

    Cakaj: Ju përmendët 5 shtete, Gjermaninë, Danimarkën, Holandën e të tjera. Ky është një perceptim i juaji. Problemi është se të gjitha këto vendet kanë problemet e tyre. Në një vend është problem shkalla e kriminalitetit, në një vend është pikëpyetja për zgjerimin e e BE-së.Qasja jonë ka qenë që pavarësisht qasjeve të tyre të kemi një plan komunikimi me secilin vend.  Ju përmendët dhe shqetësimin e krimit të organizuar. E para ky është një diskutim për hapjen e negociatave. Ky nuk është një diskutim për mbylljen e negociatave. Shqipëria padyshim që është një vend problematik, por puna është sa reforma kemi bërë për këtë proces. Ne jemi në situatën ku jemi duke kryer Vettingun. Meritat e Shqipërisë nuk vihen në pikëpyetje. Shkalla e krimit të organizuar mund të vlerësohet ndryshe nga vende të ndryshme.

    Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment