Politike

Negociatat/ Bushati citon Merkel dhe Macron: S’ka ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut (VD)

Bushati u shpreh se Shqipëria tashmë i ka bërë detyrat e veta, ndërsa theksoi se zvogëlimi i derës për të hyrë në BE duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm.

TIRANË- Deputeti Socialist Ditmir Bushati deklaroi se kancelarja gjermane Angela Merkel e tha qartë se nuk do të ketë ndarje nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave.

Bushati u shpreh se Shqipëria tashmë i ka bërë detyrat e veta, ndërsa theksoi se zvogëlimi i derës për të hyrë në BE duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm.

“Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kjo është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron. Mendoj se sa të fokusohemi te të tilla gjëra, ne si politikanë dhe vëmendja e medias ne si politikanë duhet të fokusohemi te zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian.

Shqipëria i ka bërë detyrat e veta. Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati dhe nga ana tjetër mund t’ju them se një vend nuk është kurrë 100% gati. Vakumet nuk janë asnjëherë të mira, as në politike e aq më tepër në gjeopolitikë. Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar se zvogëlimi i derës së BE, edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm“ deklaroi Bushati.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment