Politike

Negociatat/ Bushati: BE-ja s’është kurrë gati të na presë, Shqipëria i ka bërë detyrat që në 2018-n

Në fjalën e tij përballë mediave, jashtë Kuvendit, Bushati u shpreh se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj që në vitin 2018 dhe se politika duhet të fokusohet në zbatimin e standarteve për të krijuar një standart europian.
Featured image of article: Negociatat/ Bushati: BE-ja s’është kurrë gati të na presë, Shqipëria i ka bërë detyrat që në 2018-n Ditmir Bushati

TIRANË– Ish-ministri për punët e jashtme Ditmir Bushati ka deklaruar se procesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë duhet të vazhdojë bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij përballë mediave, jashtë Kuvendit, Bushati u shpreh se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj që në vitin 2018 dhe se politika duhet të fokusohet në zbatimin e standarteve për të krijuar një standart europian.

Më tej, ish-kreu i diplomacisë shqiptare ka deklaruar se vendi ynë i ka plotësuar kushtet, ndërsa ka shtuar se BE nuk do të jetë kurrë aq gati, sa për të na pritur në gjirin e saj.

Ne si politikanë duhet të fokusohemi tek zbatimi standarteve për të krijuar një imazh europian. Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë që në vitin 2018, por nëse më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se jo. BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati. Gjithashtu mund t’ju them se një vend që e synojmë nuk mudn të jetë kurrë 100 % gati për ne.

Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Zvogëlimi i derës së BE-së nuk duhet të na bëjë emocionalë por duhet të na bëjë më të përgjegjshëm,”- tha Bushati.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment