Rajoni

Negocatat/ Vetëvendosje: Ka disa opsione në tavolinë. LDK: U kemi ofruar marrëveshje

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, shkruan se në tavolinë ka oferta të reja, por nuk ka akoma marrëveshje.
Featured image of article: Negocatat/ Vetëvendosje: Ka disa opsione në tavolinë. LDK: U kemi ofruar marrëveshje Lëvizja Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës

KOSOVË- Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka hedhur sot akuza kundër mediave, duke thënë se po spekulojnë rreth negociatave Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, shkruan se në tavolinë ka oferta të reja, por nuk ka akoma marrëveshje.

Portalet menjëherë fillojnë me spekulime pa lidhje. Gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme. Rrenat nuk janë lajm. Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë. Kur s’keni çfarë bëni, lexoni letërsi ose shihni ndonjë film, siç bëj unë. S’ka nevojë për fake news”, ka shkruar Zaimi.

Ndërkohë një reagim ka pasur dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një reagim për negociatat është shprehur se i kanë paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Vetëvendosjes.

Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Ky është deklarimi i parë zyrtar që nga përfundimi i takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës, ku sipas informacioneve ishte përfunduar pa një marrëveshje.

Kurti dhe Mustafa janë takuar disa herë dhe takimi  fundit ishte dje kur u mblodhën kokë më kokë për tre orë. Pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme, dy liderët kanë dalë nga takimet pa deklarata për një marrëveshje konkrete. Nga ana tjetër, një ditë më parë, mediat kosovare publikuan marrëveshjen e arritur mes Kurtit dhe Mustafës sipas burimeve nga brenda mbledhjes. “KlanKosova shkruante edhe për ministritë që kishin ndarë mes tyre dhe postet përkatëse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë Albin Kurti është tërhequr nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit.

Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment