Aktualitet

‘Në vend të ulësh kokën, tregon përralla’/ Plas sherri mes Sejaminit dhe Manjës: Ke parë vend pa Gjykatë Kushtetuese?

Analisti i njohur Neritan Sejamini dhe deputeti socialist Ulsi Manja kanë zhvilluar një debat lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend.
Featured image of article: ‘Në vend të ulësh kokën, tregon përralla’/ Plas sherri mes Sejaminit dhe Manjës: Ke parë vend pa Gjykatë Kushtetuese? Neritan Sejamini dhe Ulsi Manja

TIRANË– Analisti i njohur Neritan Sejamini dhe deputeti socialist Ulsi Manja kanë zhvilluar një debat në studion e “Open”.

Në studio, Sejamini dhe Manja ka zhvilluar një debat të nxehtë lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend.

DEBATI I PLOTË:

Neritan Sejamini: Ti je kryetar i Komisionit të ligjeve, je numri 1 i ligjeve. Duhet të mbrosh kushtetutën dhe jo te bësh propagandë. Je deputet dhe duhet të të vijë turp. Kam një pyetje për ty, kush të kontrollon ty? Ke parë vend ti pa Gjykatë Kushtetuese. Pastaj ë? Si s’të vjen turp se je kryetar i ligjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ulsi Manja: Do ta kemi Gjykatën Kushtetuese. Sipas teje ta stopojmë procesin e vettingut.

Neritan Sejamini: Në vend të ulësh kokën, të thuash më falni se e prishëm pak vjen edhe na mburresh. Këto janë përralla.

Ulsi Manja: Jemi në prag të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk mbyllet parlamenti pa u plotësuar GJK. Ta them unë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment