Aktualitet

OFL-ja troket në derën e ‘numrit 2’ të bandës së Durrësit, i çon pusullën Endrit Dokles, ‘trurit të grupit të Shijakut, Hekuran Hoxha, motrës së tij dhe një tjetri

Dosja.al mëson se këtë herë OFL-ja është ndalur në Tiranë e Durrës, ku ka trokitur në dyert e të identifikuarve si: Endrit Dokle, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha (motër e vëlla), Tedi Hoxha.
Featured image of article: OFL-ja troket në derën e ‘numrit 2’ të bandës së Durrësit, i çon pusullën Endrit Dokles, ‘trurit të grupit të Shijakut, Hekuran Hoxha, motrës së tij dhe një tjetri Endrit Dokle dhe OFL

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, të cilët brenda 48 orëve duhet të vetëdeklarojnë burimin e të ardhurave dhe pasurinë e tyre.

Dosja.al mëson se këtë herë OFL-ja është ndalur në Tiranë e Durrës, ku ka trokitur në dyert e të identifikuarve si: Endrit Dokle, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha (motër e vëlla), Tedi Hoxha.

Konkretisht personat në fjalë mbajnë mbi kurriz këto vepra penale e akuza:
Endrit Dokle, njihet si numri dy i Bandës së Durrësit. Ai është banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale;

Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe si truri i grupit të Shijakut është banues në Durrës. Ai rezulton i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Fatbardha Hoxha, motra e Hekuran Hoxhës, banuese në Durrës, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tedi Hoxha, banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i OFL-së

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale;
H. H., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
F. H., banuese në Durrës, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
T. H., banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment