Bota

Në takim me udhëheqësit e BE, Johnson: Jam kujdesshëm optimist për përparimin e bisedimeve për Brexit

Johnosn nga takimi me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Bruksel, është shprehur se është kujdesshëm optimist për përparimin e bisedimeve të Brexit.
Featured image of article: Në takim me udhëheqësit e BE, Johnson: Jam kujdesshëm optimist për përparimin e bisedimeve për Brexit Johnson dhe Jean-Claude Juncker

BRUKSEL- Ditën e sotme kryeministri britanik, Boris Johnson ka qenë në Bruksel teska ka zhvilluar një takim me udhqëheqësit e europian në lidhje me Brexit-in, ku kanë biseduar rreth largimit pa marrëveshje të Anglisë nga BE-ja.

Ndërkohë pyetjes, “A ka përparim për një marrëveshje” nga gazetarët para takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Johnosn ju përgjigj: Jam kujdesshëm optimist për përparimin e bisedimeve për Brexit.

Ndërkohë sipas BBC, ajo çfarë po kërkon Johnson është akoma e paqartë dhe e pamjaftueshme për përfaqësuesit e Bashimit Europian.

“Në Bruksel ka akoma skepticizëm se Britania e Madhe është serioze në lidhje me një marrëveshje,” shkruan BBC.

Kujtojmë që javën e kaluar deputetët e Parlamentit britanik kanë miratuar ligjin që detyron Boris Johnson të kërkojë me urgjencë nga BE zgjatjen e afatit 31 tetor nëse deri më 19 tetor, nuk do të ketë një marrëveshje.

Në takimin me Juncker në Bruksel mediat e huaja shkruajnë se Johnson do t’i thotë presidentit të Komisionit Evropian se nuk dëshiron që të ketë vonesa pas  31 tetorit.

“Nëse mund të bëjmë përparim të mjaftueshëm brenda ditëve të ardhshme, synoj të shkoj në atë samit të rëndësishëm të udhëheqësve të BE-së më datë 17 tetor dhe të përfundoj një marrëveshje që do të mbrojë interesat e biznesit dhe qytetarëve nga të dy palët”,  shprehet kryeministri britanik.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment