Aktualitet

Në shënjestrën e Anti-Terrorit, Olsi Jazexhiu flet për Dosja.al: S’jam thirrur ende në Polici, nesër do i përgjigjem me VIDEO Gledis Nanos

EKSKLUZIVE
Dosja.al ka kontaktuar me Jazexhiun, i cili është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë kominikim nga Policia, dhe pret që të thirret nesër për të dhënë deponimin e tij.
Featured image of article: Në shënjestrën e Anti-Terrorit, Olsi Jazexhiu flet për Dosja.al: S’jam thirrur ende në Polici, nesër do i përgjigjem me VIDEO Gledis Nanos Gledis Nano dhe Olsi Jazexhiu

TIRANË– Analisti i njohur, Olsi Jazexhiu bashkë me disa miq të tij është vënë në shënjestrën e Anti-terrorit dhe është marrë nën hetim nga Prokururia. (Lexo këtu) Disa pastime të tij në Facebook, kanë shqetësuar strukturën e anti-terrorit, aq sa kanë kërkuar edhe hapjen e dosjes së tij.

Dosja.al ka kontaktuar me Jazexhiun, i cili është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë kominikim nga Policia, dhe pret që të thirret nesër për të dhënë deponimin e tij.

“S’më kanë kontaktuar asgjë deri më tani. Nuk më kanë thirrur ende, besoj më marrin nesër. Po ashtu nesër do të bëj një video ku do t’i përgjigjem vetë Gledis Nanos,”-është shprehur analisti.

Po kush është Nano?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gledis Nano u emërua në detyrën e  kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016, post të cilin e mban ende, pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit.

Ndërsa Jazexhi njihet si një analist kundër qeverisë së Edi Ramës, por dhe ai anti-amerikan, i cili nuk nguron që t’i fshehë bindjet e tij. Por pikërisht këto bindje e kanë futur në telashe me hetuesinë, pasi sipas gazetares Anila Hoxha, për të dhe miqtë e tij kanë nisur hetimet dhe tashmë dosja është në Prokurori.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment