Bota

Në shenjë falenderimi, Hillary dhe Bill Clinton blejnë pica për të gjithë stafin mjekësor

Ndërkohë këtë e ka konfirmuar një mjeke e spitalit e cila është ndjerë e surprizuar nga ky veprim ndërkohë ka shprehur dhe falenderime ndaj tyre.
Featured image of article: Në shenjë falenderimi, Hillary dhe Bill Clinton blejnë pica për të gjithë stafin mjekësor Bill dhe Hillary Clinton
Përditësuar:

NEW YORK– Ish-Presidenti i Amerikës Bill Klinton, dhe Hillary Clinton kanë bërë gjestin e rrallë për mjekët e vendit. Punën e lodhur gjatë këtyre ditëve të mjekëve të cilët po përballen më sfidën më të vështirë të kohës, ata e kanë kuptuar më së miri dhe kanë gjetur një mënyrë modeste për t’i falenderuar. Ata kanë dërguar pica për të gjithë stafin mjekësor spitalet e kontesë së Westchester, ku çifti jeton.

Ndërkohë këtë e ka konfirmuar një mjeke e spitalit e cila është ndjerë e surprizuar nga ky veprim ndërkohë ka shprehur dhe falenderime ndaj tyre.

Surprizë shumë e bukur!!Jam një mjeke e ndihmës së shpejtë të St John’s Riverside Hospital dhe sapo më kanë sjellë një picë nga Clinton.Faleminderit! Kemi nevojë për liderë si ju në këtë moment të vështirë. Shumë mirënjohje. Nuk dija se në çfarë mënyrë t’ju falenderoja’, ka komentuar doktoresha Angela Cirilli.

Në këtë qytet janë 17 mijë të infektuar dhe 200 të vdekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi: cbsnews

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment