Bota

Në Rusi krijohet tuneli dezinfektant për të mbrojtur Presidentin Putin nga COVID-19

Një tunel nëpër të cilin duhet të kalojnë edhe agjentët e mbrojtjes apo zyrtarë e politikanë, para se të jenë prezentë  pranë liderit  rus.
Featured image of article: Në Rusi krijohet tuneli dezinfektant për të mbrojtur Presidentin Putin nga COVID-19 Pamje nga tuneli dezinfektant.

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin mbrohet nga koronavirusi me anë të një makinerie që hedh dezinfektant mbi të gjithë vizitorët e rezidencës së tij zyrtare, kanë shkruar mediat e huaja.

Në disa video të publikuara nga mediat e huaja shihet sesi shpikja e re ruse ndihmon në mbrojtjen nga Covid-19. Një tunel nëpër të cilin duhet të kalojnë edhe agjentët e mbrojtjes apo zyrtarë e politikanë, para se të jenë prezentë  pranë liderit  rus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo makineri e re hedh lehtë  dezinfektant mbi rroba dhe lëkurën e ekspozuar të të gjithë  vizitorve.

Ndërkohë  lënda e përdorur është efektive për çdo material dhe e padëmshme për lëkurën, sytë apo  frymëmarrjen.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment