Sport

Në Romë “marrosen” pas Mourinhos, tani ka akullore “Special One”, vjen komenti i portugezit: Do të doja një…

Një dyqan artizanal në zonën e Torre Angela ka vendosur emrin e portugezit në dy shije: “Special One”, e cila ndërthur freskinë e frutave agrume me ëmbëlsinë e çokollatës së bardhë
Featured image of article: Në Romë “marrosen” pas Mourinhos, tani ka akullore “Special One”, vjen komenti i portugezit: Do të doja një… Jose Mourinho

ITALI– Roma është në delir për ardhjen e Jose Mourinhos si trajner i verdhekuqve. Së pari nisi me fletushkat e shpërndara në qendrën stërvitore Trigoria, pastaj tifozët me maskat e trajnerit portugez, tani tekniku është në shijet e akullores.

Një dyqan artizanal në zonën e Torre Angela ka vendosur emrin e portugezit në dy shije: “Special One”, e cila ndërthur freskinë e frutave agrume me ëmbëlsinë e çokollatës së bardhë. Pastaj “Zuccheri Zero”. Referenca, aspak e rastësishme, është për citatin e famshëm të Mourinhos “Zero Tituli” disa vjet më parë.

Mourinho ka komentuar menjëherë: Do të doja aromë mango (të verdhë) dhe luleshtrydhe (të kuqe), a mund të bëhet?”. Ndërsa përgjigja ishte. Sigurisht mister, sapo të vini në Romë ne jemi të lumtur ta provoni “.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment