
ITALI-Nga futbollist në yllin e Sanremos e deri në rolin e një aktori. Zlatan Ibrahimovic po i bën të gjitha! Sulmuesi suedez do të luajë në filmin Asterix dhe Obelix në rolin e Antivirusit. Konfimimi erdhi pikërisht nga futbollisti në profilin e tij në Instagram.Xhirimet duhej të fillonin në Kinë, por më pas prodhimi vendosi të zhvendosë gjithçka në studiot Bry-Sur-Marne.
Në kast, përveç Ibrahimoviç, do të jenë Guillaume Canet dhe Gilles Lellouche në rolin e Asterix dhe Obelix, Marion Cotillard në rolin e Cleopatras dhe Vincent Cassel në atë të Julius Caesar.
View this post on Instagram
Nuk është hera e parë që një sportist luan në një film të Asterix dhe Obelix. Michael Schumacher (së bashku me Jean Todt), tenistja Amélie Mauresmo, kampioni i NBA-së Tony Parker dhe Zinédine Zidane gjithashtu luajtën në filmin ‘Asterix në Lojërat Olimpike’.
Filmi i ri, i cili në frengjisht do të quhet Asterix et Obelix: l’empire du millieu do të dalë në vitin 2022.
E.Ç (Dosja.al)